Kryeministri Rama zhvillon vizitë informale në Mal të Zi

Postuar në 29 Shtator, 2020 12:21

Gazeta “Vijesti” raporton se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë këto ditë në një viztë jozyrtare në Mal të Zi. Sipas raportimit në fjalë, z. Rama është takuar me Nik Gjeloshajn, që drejton komunën e Tuzit dhe një ndër njerëzit kryesorë politikë të shqiptarëve në Mal të Zi. Gjeloshaj ka konfirmuar takimin, por nuk ka pranuar të zbardhë asgjë nga përmbajtja e tij, ndërkohë që gazeta referon burime të vetat sipas të cilave Edi Rama ka qenë i interesuar për krijimin e shumicës qeverisëse në Mal të Zi pas zgjedhjeve të fundit.

Zoti Rama bëri fushatë pro Milo Gjukanoviçit dhe nuk dihet se çfarë direktive ka marrë kësaj radhe pas rezultatit humbës për mikun e tij. Vizita vjen ndërkohë që qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare për zgjedhjet në këtë vend dhe ka injoruar njeriun kryesor të shqiptarëve në këtë moment, Dritan Abazoviç.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.