Gabimi ynë: Nuk vlerësuam rëndësinë e maskës
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2020/09/cf32e15a-c5a8-4665-94d7-b56d6ff8db55_w948_r1.77_fpx54_fpy36_2020_09_18_16.jpg?itok=r7lfJhd4)
Bill Gates ka dhënë një intervistë për revistën gjermane “Spiegel” në të cilën ka folur gjerësisht për situatën e pandemisë së krijuar nga koronavirusi. I pyetur mbi ato që mund të quhen gabimet kryesore të bëra gjatë pandemisë, Gates ka cilësuar mosvlerësimin e rolit të maskave.
Së pari në thamë: mos përdorni maska sepse na duhen për punonjësit e shëndetit. Pastaj thamë: Mirë, ndoshta nëse jeni të sëmurë, maska ju ndihmon. U desh pak kohë të kuptohej se edhe për njerëzit që nuk janë të infektuar, mbajtja e maskës sjell përfitime në reduktimin e shanseve për t’u infektuar
thotë Gates.
I vetmi konsensus që duket se del nga kjo pandemi është goditja mbi ekonominë e mbarë botës. pyetjes se sa vdekje do të provokojë pandemia, Gates i përgjigjet:
Miliona
Por këto miliona janë pasojë e tërthortë e pandemisë në ekonomi, në humbjen e vendeve të punës duke mos u përfaqësuar në statistikat zyrtare.
37 milionë njerëz janë rikthyer në kushtet e varfërisë ekstreme. Kjo është një shifër me rritje 7% pas 20 vjetësh rënieje. Dhe pse njerëzit janë më ta vërfër, ata janë më të uritur: Efektet ekonomike në zinxhirin e furnizimit ushqimor dhe shkatërrimit të tij mund të dyfishojnë numrin e njerëzve me pamjftueshmëri ushqimore duke e çuar atë në 265 milionë
thotë Gates.
Add new comment