Bakojanis dhe Rama përplasen për “ndërhyrjen e Erdoganit” në çështjen e kufijve detarë
Kryeministri Edi Rama dhe ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, ndanë qëndrime të ndryshme lidhur me marrëveshjen e kufijve detarë me Greqinë në vitin 2009. Në forumin e organizuar nga “The Economist”, Bakojanis tha se marrëveshja e arritur në vitin 2009 u prish pas ndërhyrjes së Erdoganit, në atë kohë kryeministër i Turqisë.
“Marrëveshjen unë e kam nënshkruar me Shqipërinë. Sigurisht u mërzita shumë kur dëgjova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo nuk përbën justifikim që 12 vjet më pas të mos kemi një marrëveshje. Na duhet të punojmë fort të gjejmë një marrëveshje me Shqipërinë. Është e rëndësishme për të dyja vendet tona. Për të qenë e ndershme ndërhyrja e vendeve të treta në këto çështje nuk ndihmon. Ne e dimë që Turqia ka qenë shumë kundër kësaj marrëveshjeje dhe besoj që marrëdhëniet më të mira të mundshme që mund të kemi. Bie dakord me Ramën për marrëdhëniet greko-turke, po ne jemi shumë. Unë njihem në Greqi si mbështetëse e fortë e dialogut por kjo është e qartë vetëm nëse nuk ka kërcënime për luftë, sepse kërcënimet nuk mund të jenë të pranueshme. Shpresoj që Erdogan të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme për të mos përshkallëzuar tensionte dhe të ndryshojë retorikën”, tha ajo.
Por kryeministri Rama e kundërshtoi pretendimin e ish-ministres Bakojanis. Rama tha se në atë kohë, si opozitë, nuk kishte marrëdhënie me kryeministrin turk.
“Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka marrë vendim për marrëveshjen e detit në vitin 2009. Në atë kohë kurrë nuk e kisha folur me presidentin Erdogan, nuk kishim asnjë marrëdhënie, sepse ne ishim partia e opozitës, dhe vendosëm ta çonim marrëveshjen në gjykatë sepse kishte debat dhe nuk doja që të bëhej politik. Ideja që e kam dëgjuar nga autoritete të larta që kjo është një marrëveshje e cila është ndaluar nga ndërhyrja e Turqisë, është absolutisht e pavërtetë. Mund të them se në asnjë takim nuk kam dëgjuar prej tij që kjo çështje të ketë interes për Turqinë”, tha Rama.
Comments
Hahaha!
Dhe pastaj mua mu rrit hunda edhe gjysem metri.
Add new comment