NATO bën thirrje për hetim ndërkombëtar për helmimin e Alexei Navlany-t
Aleanca e Traktatit të Atlantikut të Veriut, NATO, ka bërë thirrje për hetim ndërkombëtar ndaj Rusisë lidhur me programin e saj për gazrat nervorë, ku përfshihet edhe Novichok, që thuhet se u përdor për helmimin e liderit opozitar, Alexei Navalny.
Qeveria ruse duhet të bashkëpunojë plotësisht me Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike për një hetim të pavarur ndërkombëtar. Ne po ashtu i bëjmë thirrje Rusisë që të vërë në dispozicon të gjithë dokumentacionin për programin Novichok
është shprehur sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Stoltenberg nuk ka përjashtuar marrjen e masave të ngjashme si në rastin e helmimit të Skripalëve, pra dëbimin e diplomatëve, por ka sqaruar se Navalny nuk është helmuar në territorin e NATO-s, por në Rusi, edhe pse helmimi i tij është shkelje e ligjit ndërkombëtar. Vetë Rusia ka hedhur poshtë akuzat duke deklaruar se helmimi nuk është vepër e autoriteteve.
Add new comment