87 mijë të larguar nga puna që nga qershori
Shifrat e Drejtorisë së Tatimeve të cilat flasin për mijëra biznese të falimentuara gjatë pandemisë nuk janë zyrtarizuar ende nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave. Pas një takimi me homologun e Kosovës për mundësit e punësimit dy palësh dhe njohjen e sigurimeve shoqërore, ministrja Anila Denaj pranoi faktin se ka një numër të lartë biznesesh që kanë ulur qepenin, ndërsa preferoi të japë shifra zyrtare vetëm për numrin e të papunëve gjatë pandemisë.
“Nuk mund të flasë për biznese të falimentuara nëqoftëse nuk i bëj referencë regjjistrit të QKB-së. Nuk mund të konfirmoj këtë shifër edhe pse jam e ndërgjegjshme që vështirësitë që ka biznesi i vogël dhe biznesi në Shqipëri është prezent dhe nuk mund ta injorojmë një fakt të tillë. Statistika e muajt maj-qershor, për të larguarit, arriti deri në 87 mijë,”- u shpreh ajo.
Për të ndihmuar biznesin në rimëkëmbjen e tij ekonomik, ministrja Denaj tha se garancia e dytë sovrane do të jetë ura e shpëtimit nga falimenti.
“Garancia e dytë sovrane është një format që do të mbështesë biznesin që ka nevojë për likuiditet për ta akomoduar këtë transformim të mundshëm. A është e mundur që kjo të ndodhë për 6 muaj?! Jo. Sepse asnjë biznes nuk ka mundësi të akomodojë të gjithë planet e biznesit për 6 muaj. Megjithëse unë them se garancia e dytë sovrane është duke ecur shumë mirë. Afatet pavarësisht nga shtyerja janë afate të cilat do të realizohen të paktën në masën 50% për brenda këtij viti dhe nuk ka asnjë arsye përse mos ta shtyjmë për vitin tjetër,”-deklaroi Denaj.
Ndërkohë në Kosovë, ministri Skënder Reçica tha së qeveria do të mbështesë në mënyrë të drejtërdrejt cdo sektor që gjeneron të ardhura.
Njohja e sigurimeve shoqërore ishte fokusi kryesor i marrëveshjes, ku sipas ministres Denaj kërkohet deri në fund të muajit të ketë rezultate konkrete.
Add new comment