Po shqyejnë Republikën - Një kryeministër i karriges, një president klloun, një Ministër për Opozitën dhe ambasadorët
Parlamenti ndryshoi Kushtetutën në mënyrë kushtetuese, por jo konsensuale. Marifeti i radhës i një kryeministri që mendon vetëm për karrigen e vet.
Përballë tij një President që shpresoi se do të fitonte në luftën e imazhit duke u tërhequr e duke sulmuar, për t’u shndërruar me kërcënimet e tanishme në një personazh qesharak. Në një klloun politik.
Pak më poshtë i ashtuquajturi shef i opozitës jashtëparlamentare, i cili duket qartë se nuk i intereson kjo që ndodhi, veçse të hyjë në zgjedhje e të marrë mandatin e deputetit. Fare mirë ky njeri mund të quhet Ministri i Opozitës në qeverinë e Edi Ramës.
Në fund garnitura, selitë diplomatike, ambasadorët. Molë e butë e kësaj Shqipërie që nuk ngre dot kokë. Një molë që për politikën mundet të jetë edhe kërpudhë helmuese. Në fund këta vendosin për avenirin e këtij vendi bashkë me mediat dhe zhaurimën gjobitëse të tyre.
Add new comment