Egjipti paralajmëron ndërhyrje ushtarake në Libi
Egjipti mund të ndjekë strategjinë e Rusisë në Siri, duke paralajmëruar ndërhyrje ushtarake në Libinë fqinje “në rast se do të ketë një kërkesë” nga kjo e fundit. Duke folur për këtë çështje, presidenti egjiptian. Abdel Fattah El Sisi deklaroi të enjten e shkuar se “Egjipti ka ushtrinë më të fortë në Afrikë dhe në rajon”, por sipas tij “është një ushtri e mençur që nuk pushton territore”.
Ndërhyrja e planifikuar egjiptiane shkon sipas të gjitha gjasave kundër Turqisë që me mbështetjen që i dha qeverisë së Tirpolit, neutralizoi një nismë të Sisit në qershor për armëpushim. Sipas presidentit egjiptian kjo ndodhi sepse një nga palët në konfliktin libian ra nën ndikimin e një fuqie të huaj, që sipas tij “e përdori këtë fraksion për qëllime të caktuara në rajon, pavarësisht interesit kombëtar libian”.
Në këtë kuadër Egjipti ka shpalosur kapacitetet ushtarake duke sinjalizuar konfrontimin eventual. Dispozitivi egjiptian nënkupton mundësitë e një lufte frontale pasi ai llogarit 440 mijë trupa aktive, 215 avionë gjuajtës, 294 helikopterë, 4295 tanke, 11 799 mjete të blinduara, 1139 njësi artilerie automatike, 2189 njësi artilerie fikse etj..
Gjatë një vizite në Zonën Ushtarake Perëndimore, El Sisi deklaroi ndër të tjera se:
Çdo ndërhyrje direkte e Egjiptit në Libi është legjitime në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me kërkesën e autoriteteve legjitime në Libi
Add new comment