Baudo: Televizioni është bërë i pashikueshëm. Conte më ngjan me një avokat dinak province
Drejtuesi i njohur i Rai-t, Pippo Baudo, që ka një jetë në ekran, ka dhënë një intervistë për gazetën “Corriere della Sera”. Nostalgjik ndoshta për kohët e arta të ekranit të vogël, por edhe realist kur deklaron atë që e ndiejmë të gjithë: televizioni ka degraduar.
Duket se aventura e televizionit nuk i intereson kujt më, nuk ka personazhe të rinj, nuk shoh në horizont fytyra të reja interesante…Televizioni në këto kohë nuk mund të shihet, e gjitha ngjan e njohur, vetëm kopjime dhe përsëritje
thotë Baudo, duke iu referuar sidomos programeve verore.
Për sa i përket politikës, drejtuesi i njohur deklaron hapur se:
Unë jam një demokristian dok. Mendoj se Demokracia Kristiane është mungesë e madhe në politikë, nëse do të kishte ndonjë lider të vërtetë të një DK të rinovuar, do të kishte një mundësi të madhe për të qeverisur
Baudo ndan një opinion të tijin edhe për kryeministrin e tanishëm të Italisë, Giuseppe Conte që meriton të vihet në dukje:
Është shumë dinak. Nuk është zgjedhur nga askush, por komandon dhe i vërdallis të gjithë sikur ta kishte kënaqësi. Si koleg, meqenëse edhe unë jam diplomuar në jurisprudencë: Conte më ngjan si një avokat shumë dinak i provincës
Add new comment