Trump paralajmëron shpalljen si organizatë terroriste të lëvizjes antifashiste -ANTIFA
Presidenti i ShBA, Donald Trump ka njoftuar sot se ai ka ndërmend të shpallë lëvizjen antifashiste ammerikane, njohur si ANTIFA, si organizatë terroriste. Trump e bëri njoftimin në tuiter në kontekstin e një situate shumë të ndezur protestash që pasuan vrasjen e George Floyd në Mineapolis.
Në të njëjtën ditë, Prokurori i Përgjithshëm, William Barr ka njoftuar se Departamenti i Drejtësisë do të përpiqet të identifikojë “organizatorët kriminalë dhe frymëzuesit" e demonstratave. Po kështu, ai ka shtuar se Departamenti do të bashkëpunojë me 56 Task Force Rajonale kundër Terrorizmit në FBI me synim “zbulimin dhe vënien nën akuzë të agjitatorëve radikalë dhe të dhunshëm që kanë rrëmbyer protestën paqësore dhe janë përfshirë në shkeljen e ligjit federal".
Në këtë mënyrë Shtëpia e Bardhë po e kanalizon pakënaqësinë për atë që ndodhi në Mineapolis dhe për racizmin në përgjithësi drejt një akuze për një lëvizje të majtë që është aktive në protesta. Fjalët e Barr duket sikur jehojnë nga Lufta e Ftohtë:
Qëllimi i këtyre grupeve është parandalimi i pajtimit tonë dhe përçarja jonë dhe ne nuk mund t'i lëmë të kenë sukses. Dhuna e frymëzuar dhe përçuar nga ANTIFA dhe grupe të tjera të ngjashme në lidhje me protestat përbën terrorizëm të brendshëm dhe do të trajtohet si i tillë
Mirëpo qysh tani nisma e Trump ka hasur në kundërshtime. Ekspertët e cituar nga mediat thonë se ANTIFA konsiston në një lëvizje të decentralizuar dhe jo një organizatë tradicionale me një udhëheqje të përcaktuar.
Një tjetër problem i ndjeshëm politik është heshtja ndaj atij që quhet terrorizëm i bardhë që sipas disa zërave origjinon nga ekstremistë të djathtë, supremacistë etj., për të cilët ka kohë që flitet në ShBA si burim aktesh dhune.
Në këtë kuptim lëvizja në vend se të bashkojë mundet ta ndajë edhe më shumë vendin, ndërkohë që Trump po tenton mesa duket të gjejë një kokë turku.
Comments
Kur Trump ta provoje gjurin e
Kur Trump ta provoje gjurin e ndonje polici ne qafe per rreth pese minuta, atehere ai doflase ndryshe!
Add new comment