Kulla në Tiranë për këdo që aplikon dhe ka truallin
Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ka shpallur se ndërtimi i kullave do të vazhdojë në kryeqytet. Kudo ku planifikon Bashkia ato do të ndërtohen. Gjatë një lidhjeje me syri.net, Veliaj është pyetur për Teatrin dhe ndër të tjera tha:
Nuk kemi asnjë aplikim për kulla. Mund të vijë televizioni juaj e të aplikojë për kulla. Ju jeni në një ndërtesë buzë Lanës e unë nuk mund të them se nuk do të ketë më ndërtime buzë Lanës.
Nëse qytetarja Armela Ferko ka prona, le të vijë të aplikojë. Do e ndaloni bashkinë e Tiranës të ndërtojë shkolla, kopshte, parqe apo zyra në tokën e saj
Pra Tirana do t'i nënshtrohet një procesi masiv ndërtimi sipas parimeve të legalizuara në kohën e drejtimit të Bashkisë nga Edi Rama: ke truallin e jep te firma që merr lejen.
Kush blen? Kjo është pyetje që Bashkisë nuk i intereson.
Kush investon dhe si i ka bilancet? Po bëhrt amnistia dhe ja ku iku edhe një dhimbje koke.
Problemi i vetëm janë biznesmenët që kanë tahmanë e madhe. Ja se çfarë thoshte Veliaj pak kohë më parë për biznesmenin Ylli Ndroqi:
Sigurisht, Shqipëria dhe Tirana është vendi i gjobave të mëdha, këtu të gjithë duan nga 30 kate, por do marrin aq sa është plani. Kështu që, mund të bëjnë çfarë të duan me TV e tyre, por jo tek unë gjobë dhe jo gjobë te Bashkia e Tiranës sa të jem unë
Pra kulla po, gjithandej. Por sipas midesë së kryeministrit që të cakton edhe ngjyrat.
Add new comment