Marifeti i vjetër/Albpetrolin po e falimentojnë për t’ia dhënë Kastratit
Të vetëdijshëm se në fund të muajit do marrin 60 përqind më pak nga paga, punonjësit e Albpetrolit kanë vijuar punën, ndonëse prej dy ditësh janë njohur me e-mailin që i është shpërndarë zyrës së financës për shkurtimin e pagave. TvT kontaktoi me një prej inxhinierëve të kësaj rafienerie, Siri Mustafaraj, i cili thotë se situata e krijuar është e qëllimshme. Ai nuk përjashton skenarin që Albpetrol të çohet drejt falimentimit për t’ia shitur më pas me çmim të lirë njërit prej klienteve të preferuar të qeverisë, kompanisë "Kastrati".
Interesi i tyre është që ta çojnë në zero dhe t’ua shesin atyre njerëzve që ata kanë pranë, në 99% të rasteve kompanisë "Kastrati". Kjo është strategjia, çuarja në zero në kuptimin e vlerës, sepse nëse nuk punohet, vlera e aksioneve bie. Ai i merr të gjitha të drejtat e kompanisë. Ai që e merr bëhet pronar i pasurisë më të madhe që ka Shqipëria. Në kohë luftërash dhe krizash krijohen miliarderë të rinj dhe këta po i krijojnë
TvT kërkoi në mënyrë të vazhdueshme një prononcim nga kompania "Albpetrol" për arsyen e shkurtimit të pagave për punonjësit, por këta të fundit nuk dhanë një përgjigje zyrtare.
I painformuar për çështjen e naftëtarëve është edhe prefekti i qarkut, Baki Balaj.
Ndërkohë nga Ministria e Infratrukturës dhe Enegjitikës përmes një reagimi të fundit është pohuar se procesi i ristrukturimit do të kryhet pas përfundim të situatës së pandemisë së COVID-19. Punonjësit do të paguhen me pagën e luftës dhe punonjësit e terrenit do të vazhdojnë të përfitojnë të njëjtat të drejta në pagë.
Sipas MIE, reduktimi i pages deri në 60% është bërë vetëm për administratën e shoqërisë, e cila sipas tyre ka pasur një nivel të lartë page.
Gjatë ditës së enjte, protestës së naftëtarëve të Fierit do t’u bashkohen edhe naftëtarët e Ballshit, të cilët ende nuk janë kompesuar me pagat e plota pas grevës së urisë që zhvilluan në muajin shkurt.
Add new comment