Një ndihmë e mirëpritur, por e paragjykuar

Postuar në 26 Prill, 2020 15:07

Jack Ma, miliarderi kinez i Alibaba është vënë në krye të ndihmës për luftën kundër koronavirusit. 

Një botë, një betejë, kjo është motoja e Ma që ka nisur të shpërndajë ndihma në 150 vende të ndryshme, sidomos në Afrikë dhe Amerikën Latine, përfshirë pajisje mjekësore apo edhe materiale të dobishme studimore nga përvoja kineze në luftën kundër CoVid-19. Një nga kapacitetet logjistike të Ma, shpërndarja e shpejtë më do cep të globit, mundëson që ndihma të jetë efektive dhe e dorëzuar nenkohë reale. 

 

Mirëpo në Perëndim po dyshojnë se Ma po përdoret nga Kina për të rimarrë reputacionin e goditur nga pandemia dhe për të rikthyer ndikimin, sidomos në vende ku ka vakuum gjeopolitik nga Perëndimi. 

Ndihma e Ma ndryshon nga ajo e Bill Gates që është angazhuar me paratë e veta në finamcimin e zhvillimit të një vaksine, ka e bën globale rolin e  tij dhe një të mirë për mbare njerëzimin. Ma sipas pretendimeve në Perëndim po on ndihma kudo, përve vendeve që kanë rivalitet diplomatik me Kinën. Një pretendim që edhe nuk qëndron në këmbë sa kohë që Ma oi në ShBA 500 mijë.maska që në fillim të epidemisë. 
"Media shtetërore kineze ka nisur ta përmendë Ma po aq sa lideri Xi Jinping", shkruan BBC. 

Një tjetër dallim është cilësia e ndihmave të Ma me ato të qeverisë kineze. Në dallim nga kjo e fundit, Ma ka patur përherë sukses me ndihmat suke rritur reputacionin e tij. E teksa Kina po mban rolin e një vendi që bën thirrje për bashkëpunim global në luftën kundër pandemisë, Ma ngjan si instrumenti ilustrues në këtë qasje. Mirëpo në Perëndim po shohin sfidë gjeopolitike nga Kina, aty ku Kina duke buzëqeshur luan filantropinë.

 

Në këtë kuptim Perëndimi është një hap pas, megjithëse duhet thënë se aftësia e tij për t'u ringritur është provuar të jetë e pakonkurueshme.

Ajo që ka rëndësi është se kriza e pandemisë shtron dy konkluzione: së pari rendi liberal nuk kërcënohet në Perëndim, ose në Europë të paktën dhe e dyta faktin se bota duhet ta pranonë si realitet, jo vetëm si sfidë, rolin e Kinës në ekonominë por edhe shkencë.

Sado i ndryshëm të jetë modeli kinez, mjetet që ai përdor janë kaq të ngjashme me ato të Perendimit. Në fund të fundit ndikimi në përgjithësi nuk rritet me fjalën e mirë, por edhe me forcën dhe pasurinë. Ma dhe Kina po bëjnë pikërisht këtë gjë dhe të paktën për Europën kjo do të ishte fare e mirëpritur nëse Italia p.sh nuk do të braktisej si u braktis. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.