Kina refuzon hetimin ndërkombëtar për koronavirusin
Kina kundërshton nisjen e një hetimi ndërkombëtar për origjinën e koronavirusit në Vuhan. Nisur nga akuzat e nivelit të lartë dhe spekullimet e shumta, pala kineze mendon se një hetim i tillë nuk udhëhiqet nga kërkesa shkencore, por motive politike.
Një hetim i tillë është politikisht i motivuar dhe do të zhvendoste vëmendjen dhe burimet e kinës në luftën kundër pandemisë. Nuk mendoj se dikush do të bjerë dakord me një hetim të tillë. Nuk i shërben askujt
u shpreh për BBC-në, ambasadorja kineze në Britaninë e Madhe Chen Wen.
Ndaj Kinës ka akuza edhe për menaxhimin e epidemisë dhe fshehje të informacionit, ndërkohë që në përgjithësi komuniteti shkencor i ka hedhur poshtë spekullimet se virusi është inxhinieruar në laboratorin e Vuhanit.
Add new comment