25 raste të reja, 18 nga të cilat në Krujë. Ndërron jetë edhe një qytetar
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se numri i të infekturve nga CoVid-19 është rritur me 25 raste të reja. Ndërkohë një qytetar ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit pasi ishte edhe me disa sëmundje shoqëruese. Më poshtë raportimi i zv. ministres, Mira Rakacolli:
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 252 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 25 raste pozitive me COVID19.
Vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në Krujë ku kanë rezultuar 18 raste pozitive, ndërsa rastet e tjera janë 3 në Tiranë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Kurbin.
Deri në këto momente janë testuar 6269 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 634 raste.
Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 71-vjeçar në spitalin “Shefqet Ndroqi” i cili ishte prej dy javësh i intubuar dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese si (diabetik, kardiopat, ç’rregullime të ritmit kardiak dhe fibrilacion atrial). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë duke e çuar numrin e qytetarëve që kanë humbur betejën me këtë sëmundje në 27.
Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 356.
Rezulton se Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani, janë aktualisht të shëruar.
Aktualisht në vendin tonë janë 251 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 33 të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në, Krujë, Tiranë, Elbasan, Shkodër, Kurbin.
Add new comment