IShP: Në vendin tonë epidemia ishte e butë
Instituti i Shendetit Publik në Shqipëri mendon se epidemia e CoVid-19 ka qenë e butë në vendin tonë. Përfaqësuesja e ISHP-së, Eugena Tomini, tha sot se shkalla e infektueshmërisë në vendin tonë është poshtë 1.
Aktualisht në situatën epidemiologjike, që nga fillimi i epidemisë, deri tani që flasim, është përllogaritur që R0 të jetë më e vogël se 1. Ne kemi në gatishmëri 120 dhe 190 shtretër në dy spitalet Covid-19. Që nga fillimi i epidemisë, ne kemi 21 pacientë të vegjël dhe asnjë prej tyre nuk është i hospitalizuar
tha ajo.
Sot ISHP njoftoi se në 24 orët e fundit në Shqipëri ka patur 22 raste të reja të prekur nga CoVid-19 ku si qendër kryesore duket se po shndërrohet Kruja dhe Laçi.
Add new comment