Miratohen ndryshimet në Kodin Penal. Shumica: Morëm parasysh vërejtjet e Presidentit
Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar sot ndryshimet në Kodin Penal që trajtojnë shkeljet e ndryshme në periudhë epidemie.
Përfaqësues të Partisë Socialiste kanë deklaruar se përmes amendimeve të sotshme është marrë parasysh edhe paketa e propozimeve të Presidentit një ditë më parë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, duke i dhënë ndryshikeve një frymë konsensusi. Por çfarë sjellin këto dispozita? Ato parashikojnë sanksione administrative dhe penale për ata persona që nuk zbatojnë kërkesat apo urdhëresat e institucioneve përkatëse për sa i përket masave që lidhen me epidemitë:
Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore, në funksion të gjendjes së epidemisë, ndaj personit që është dhënë me parë masë administrative, dënohet me gjobë ose burg deri në 6 muaj.
Po kjo vepër kur është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar, ndëshkohet me gjobë ose burg deri në 2 vite.
Mos zbatimi për karantimin ose izolimin, apo shkelje nga personi bartës ose jo i sëmundjes, infektive të cilit i është njoftuar ky detyrim nga autoritetet përkatëse dënohet me burg nga 2-3 vite.
Përhapja me dashje e sëmundjes infektimeve nëpërmjet kryerjes së veprimeve apo mosveprimeve nga personi që është identifikuar si bartës, burg nga 2-5 vjet.
Kur është kryer nga pakujdesia dënohesh me gjobë ose burg 2 vite.
Po kjo vepër kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose është e rrezikshme për jetën e njerëzve, dënohet me burg nga 3-8 vite
u shpreh deputeti socialist Taulant Balla.
Pas votimit kryeministri Edi Rama deklaroi se ndërhyrjet në Kodin Penal ishin të domosdoshme në prag të lehtësimit të masave kufizuese.
Add new comment