Kriza e pandemisë, Borrell: Fondet e parashikuara për Ballkanin Perëndimor nuk preken
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka deklaruar se adresimi i fondeve europiane për luftën kundër pandemisë, nuk do të prekë fondet e përcaktuara më herët për vendet partnere.
Asnjë vend nuk do të humbasë paratë e alokuara më parë për ta nga BE për shkak të kalimit të fondeve në atë që e shohim si prioriet. Niveli i ndihmës së BE për çdokën do të jetë i njëjti dhe sasia e drejtuar në çdo vend do të varet nga shkalla e zbatimit të programit
citon Tanjug, Borrel.
Më herët Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi është shprehur se BE-ja ka menduar të japë 290 milionë euro shtesë për rimëkëmbjen social-ekonomike të Bashkimi Europian. Në total fondi i BE-së për Ballkanin Perëndimor në përballjen me pasojat e pandemisë, shkon 700 milionë euro.
Add new comment