Ambasadori i SHBA në Kosovë autorizon Hashim Thaçin për formimin e një qeverie të re
Mediat e Kosovës kanë njoftuar sot për një takim mes presidentit Hashim Thaçi dhe ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.
Presidenti Thaçi dhe ambasadori Kosnett janë pajtuar që procedurat e mëtutjeshme për formimin e një qeverie të re duhen bazuar plotësisht në Kushtetutën e Kosovës, duke njohur rolin vital të Gjykatës Kushtetuese në këtë proces. Thaçi përsëriti që Kosova është e bekuar me miqësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila vetëm po forcohet në këto kohë të vështira për të dyja vendet
raportojnë mediat.
Nuk është e qartë se çfarë roli ka ambasadori Kosnett në formimin e qeverisë së re, as edhe pse ai duhet informuar për vendimmarrjen e mëtejshme të institucioneve të Kosovës. Por nisur nga sa ka ndodhur deri më tani, është e pranueshme të mendosh se Kosnett është autorizuesi i koalicionit të ri që do të krijohet apo mandatit që do të japë Hashim Thaçi.
E që andej edhe lloji i marrëveshjeve që do të tentohet të nënshkruhen. Nëse një gjë e tillë ndodh, do të jetë asgjë më shumë sesa një aventurë politike që do të dështojë. Sado pushtet të ketë ambasadori Kosnett, një nëpunës e asgjë më shumë, vullnetet e një shoqërie nuk mund të deformohen. Është fatkeqësi që një shtet si SHBA nuk dallon nga sjellja e fuqive të tjera të mëdha, sikundër është për të vajtuar që dikush që deklaron ditë e natë se është i lumtur që e ka mirë me SHBA, të jetë në rolin e një presidenti, edhe në një pseudorepublikë apo pseudoshtet si Kosova.
Comments
Lepe-peqe dhe shou!
Lepe-peqe dhe shou!
Add new comment