Nga shëndetësia e rilindur te thirrja për vullnetarizëm
Kryeministri i vendit është i gëzuar. Thirrja e tij për solidaritet funksionoi. Shqiptarët u futën të gjithë në kuvli, ndërkohë që mjekë dhe infermierë i janë përgjigjur thirrjes së tij.
Lajmi i mirë është se deri tani i janë përgjigjur thirrjes 497 mjekë dhe 617 invermierë. E përsëris që të gjithë mjekët dhe infermierët që paga e marsit do të jetë me një bonus prej 1 mijë eurosh. Ky bonus do t’u jepet edhe gjithë vullnetarëve që do të thirren në front. Është më e pakta që mund të bëjmë
tha sot nga avllia e vilës së tij në Surrel z. Rama.
Ku shkoi mjekësia e rilindur? Ku shkoi mjekësia falas? ku është disiplina financiare e një vendi që pretendon rritje 5%? Ku është financimi i ekonomisë?
Pse u lejuan mjekët të ikin nga vendi? Çfarë kuptimi kishte propaganda e punësimit të infermierëve në Gjermani?
Rrini në shtëpi! Jeni të sigurtë! Po, do kalohet kjo fazë, por sa e sigurtë është e ardhmja jonë? Ka vallë sot një shqiptar të vetëm të mos ketë menduar të ikë një orë e më parë nga ky vend? Kufijtë u mbyllën, askush nuk na pret më? Ku do kurohemi? Kush do na shërbejë? Shëndetësia e z. Rama që është trembur si djalli nga temjani?
Kjo karantinë ndërkombëtare provon se Shqipëria nuk është as e të varfërve dhe as e të pasurve përderisa nuk arriti në kaq vjet të vërë një tullë në themelin e një shteti që duhet të ketë disa shërbime minimale dhe garanci për qytetarët.
Comments
Ne raste te tilla mjeket/ infermieret sjane te tepert
Ne nje moment te tille mjeket/ infermieret/ vullnetaret e kush mund te ndihmoje NUK JANE KURRE MJAFTUESHEM, e nuk jane kurre te tepert, ndaj mos ia fusni po****s kot por te pakten njehere te vetme pranoni se po behen gjera per te miren e te gjitheve... boll me negativitet per cdo gje...
Zoteri apo zonje! Vullnetaret
Zoteri apo zonje! Vullnetaret mund te marrin nisma edhe vete per te ndihmuar komunitetet. Nuk ka pse ti pergjigjen apelit te Hallexhiut te Tiranes qe eshte karantinuar ne Surrel.
Une nuk e di sa kjo thirrje behet per te miren tone, apo per friken e dikujt. Qe angazhohen patjeter eshte mire, por qe ne do themi ketu ate qe mendojme, sa here ta mendojme dhe si ta mendojme KETE AS MOS TA VERE KUSH NE DYSHIM.
Kush lexon ketu negativitet i themi: Udha e mbare dhe fat!
Add new comment