Është personalisht dyfish i ekspozuar ndaj ndërlikimeve të koronavirusit
BBC-ja raporton se ministrja e Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Nadine Dorries, ka rezultuar pozitive me koronavirus dhe i është nënshtruar procedurës së vetëizolimit. Ajo bëhet kështu e para anëtare e Parlamentit britanik që preket nga virusi që po përhapet me shpejtësi në mbarë botën.
Pak ditë më parë edhe kreu i Partisë Demokratike në Itali deklaroi se ishte pozitiv, pa lënë mënjanë rastet e konstatuara në Iran.
Virusi nuk po diskriminon askënd dhe politika është e detyruar të ndjekë protokollet e vëna në zbatim për të gjithë. Konkretisht, presidenti turk, Erdogan refuzoi të takonte ambasadorin shqiptar Kastriot Robo duke deklaruar frikën e koronavirusit. Ka arsye për këtë sjellje. Sipas statistikave të deritanishme, Erdogan që është në moshën 66 vjeç ka ekspozim 3.6% në shkallë vdekshmërie nga virusi. Pra shumë e lartë si përqindje.
Ky shqetësim nuk është vetëm personal, por edhe shtetëror. Dhe në këtë kuadër Shqipëria përbën një rast me faktor të dyfishtë risku. Kryeministri Edi Rama që është 55 vjeç hyn në grupmoshën që e kanë ekspozimin në shkallën 1.3%, që është shumë më e lartë se një grupmoshë më poshtë.
Por z. Rama ka edhe një problem tjetër. Ai ka deklaruar dikur se ka patur probleme të astmës, që hyn në sëmundjet kronike respiratore. Nga të dhënat e përpunuara deri më tani, kjo kategori e ka ekspozimin shumë të lartë, 6.3% dhe është e treta pas sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit.
Kështu kryeministri i Shqipërisë bart me vete karakteristikat e dy kategorive që kanë risk të shtuar dhe të lartë nga ndërlikimet fatale të koronavirusit.
Për këtë arsye pyetja që shtrohet është se cili është protokolli që po ndjek z. Rama që në fakt hyn te njerëzit që duhet të vetëizolohet, apo të kufizojë në maksimum kontaktet. Çka me siguri e di mirë.
Comments
Kryeministri me asthme? Ai ka
Kryeministri me asthme? Ai ka qene basketbollist, nuk ka mundesi te kete luajtur sport me asthma. Plus qe shumica derrmuese e asthmes kalon ne rini...
Me levizjet dhe kontaktet e
Me levizjet dhe kontaktet e tij te shumta neper bote, ka mundesi qe ky te jete pacienti zero shqiptar, prej nga te cilit do te kete hyre virusi korona ne Shqiperi! Duke patur vete sistem te forte imun, ia vetem infekton te tjeret! Kujdes nga ky njeri!
Add new comment