Ambasadorja e ShBA hap YK TV

Postuar në 08 Mars, 2020 00:47

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka vendosur të jetë më afër publikut shqiptar duke shfrytëzuar rrjetet sociale. Sipas burimeve të sigurta për “Të Kripura”, zonja Kim do të krijojë një televizion në Facebook përmes të cilit do të përcjellë mesazhet e veta për qytetarët shqiptarë. 
Emri i televizionit: YK TV.

 

Burimet shtojnë se përfaqësuesi i medias në ambasadë, Guri Lekloti, ka sugjeruar që të gjendet një emër tjetër, pasi YK TV tingëllon si media koreanoveriore. Z. Lekloti thuhet se do të jetë kryeredaktori i tv-së, Anjeza Maja është vetëofruar nga ER TV në rolin e kameramanes, por në televizion do të jetë edhe një gazetar nga mediat online për të cilin po mendohet sesi do të zgjidhet çështja e pagesës së sigurimeve shoqërore. 

 

YK TV do të ketë si fillim një përmbledhje informative javore dhe dy emisione: Ask Yuri dhe Justice Now, dëshmi e qartë e angazhimit të zonjës Kim për të promovuar marrëdhëniet historike Shqipëri-SHBA dhe për të mbështetur reformën në drejtësi. 

Në pikpëmaje të PR, ky tv është diçka e re dhe që provon rëndësinë që ka për diplomaten amerikane misioni në Tiranë ku ka ende shumë për të bërë. 

Ne si redaksi i urojmë më të mirën zonjës dhe medias së re që i shtohet peizazhit mediatik shqiptar si një zë origjinal.

Shaptilografisti

PS: Salty(ies???) is a humoristic section of ResPublica:))))

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.