A është "marrëveshja e shekullit" një plagjiaturë e një plani izraelit të 1979-ës?

Postuar në 14 Shkurt, 2020 16:20

Revista e njohur “Foreign Policy” publikon së fundmi shkrimin e një ish-komandanti të ushtrisë izraelite, sipas të cilit Plani aktual i presidentit amerikan, Donald Trump për paqen në Lindjen e Mesme, në të vërtetë nuk është gjë e re. Më keq akoma, sipas autorit, Yehuda Shaul, administrata amerikane ka përshtatur duke kopjuar në masë dërrmuese një plan izraelit të vitit 1979, të quajtur Plani Drobles.

Në vitin 1979 Organizat Botërore Sioniste publikoi një plan të quajtur “Drejtimet kryesore për zhvillimin e vendbanimeve në Judea dhe Samaria, 1979-1983”, me autor Matityahu Drobles, një ish-deputet i partisë Herut- Blloku Liberal, pararendëse e partisë së sotme Likud – dhe kryetar i Njësisë së Venbanimeve në Organizatën Botërore Sioniste, trupa përgjegjësie për ndërtimin e venbanimeve. Plani i tij ishte një përpjekje e detajuar për të ezkeutuar planin e ish-ministrit tëb Bujqësisë, Ariel Sharon për zgjerimin e venbanimeve – një detyrë që qeveritë e mëpasshme izraelite e çuan përpara me zell të madh në katër dekada me radhë, duke vendosur 640 mijë njerëz në zonat kyçe në Bregun Perëndimor. Vizioni i Trump është në fakt një Drobles 2.0

shkruan autori.

Sipas tij të dyja planet i bashkon bindja se nuk duhet lejuar sovranitet real palestinez mbi tokën në Izrael. Kështu nëse plani i Trump pranon “kufizimet e disa të drejtave sovrane në zonat palestineze”, plani Drobles parashikonte ndër të tjera se “…autonomia e dhënë sipas Pakteve të Camp David nuk do të aplikohet mbi territoret, por vetëm mbi popullsinë arabe”.

Po kështu autori vë në dukje se të dyja planet parashikojnë kontrollin permanent izraelit mbi Bregun Perëndimor të lumit Jordan duke njohur të drejta eprore të çështjeve të sigurisë për Izraelin. Me një fjalë të dyja planet sipas këtij autori, njohin një protektorat që është në thelb njësi administrative me të drejta simbolike dhe vetëadministrimi. Jo më shumë se kaq. Një lloj kantoni.

Po kështu Plani Trump emfatizon nevojat e Izraelit si prioritare në aspektin e sigurisë dhe në këtë funksion njeh të drejtën e kontrollit, apo aneksimit prej tij të luginës së lumit Jordan, thuajse identikisht me Planin Allon të vitit 1967 që synonte krijimin e një zone tampon mes palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jordanisë. Drobles i quante venbanimet në luginë si “muri ynë i parë mbrojtës në Lindje”. Një ide pra 40 vjet e vjetër shitet sot si gjetje ilumuniuese me truket e zakonshme mediatike.

Ngjashmëria e shprehur në të dyja planet tregon përmasën në të cilën Plani i Trump është një zgjatim i dekadave politikë izraelite

shton autori, që vë në dukje megjithatë një dallim mes të dyja planeve:

Drobles ishte i ndershëm aq sa të pranonte se çfarë po bënte; ishte i hapur për atë se harta e tij nuk përshkruante një shtet palestinez, por masat e parandalimit të tij. Trump dhe Kushner mbështesin të njëjtën linjë mendimi, e megjithatë ata e quajnë këtë koleksion bantustanesh(njësi territoriale për zezakët e Afrikë së Jugut) një plan për “dy shtete”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.