Prokuroria e BE-së/Katër persona staf, 3000 çështje mashtrimi

Postuar në 09 Shkurt, 2020 13:58

Katër persona në staf për 3000 raste mashtrimi me fondet. Kjo është gjendja e zyrës së Prokurorit Publik të Bashkimit Europian që drejtohet nga rumunia Laura Kovesi. Në fjalën e saj para Parlamentit Europian, ajo ka kërkuar rishikimin e buxhetit të institucionit që drejton për t’iu përgjigjur realiteteve të reja. Duke folur për gjendjen e personelit në zyrën e saj Kovesi ka zbuluar se nga 29 persona që zyrtarisht ushtrojnë detyrën, 24 janë së sektorin IT. 

Është shumë e vështirë të regjistrosh, analizosh 3000 raste vetëm me katër persona në staf

ka thënë ajo, teksa ka shtuar se pritet që çdo vit të shtohen 2000 raste të reja.

Një shifër që e bën praktik shqetësimin e saj është p.sh mashtrimi vjetor me TVSH-në që shkon në 60 miliardë euro.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.