Turqit, vëllezër apo miq?
Thellësisht i shqetësuar për tërmetin e fundit në Turqi. Në këto çaste të vështira ne qëndrojmë pranë vëllezërve tanë turq të prekur nga tërmeti. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për Turqinë
Ky status i ministrit të Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, ka provokuar disa reagime në rrjetin social tuiter. Ka përdorues me origjinë turke që e falenderojnë, por ka edhe përdorues që shkrujanë shqip apo anglisht që i kujtojnë ministrit në Detyrë se turqit nuk janë vëllezër të shqiptarëve. Statusi është postuar më 24 janar dhe ka 203 shpërndarje dhe 943 pëlqime, shifra që janë më lart se mesatarja e postimeve të z. Cakaj.
“Incidenti” në fjalë sugjeron se apeli publik nga zyrtarë të shtetit dhe qeverisë shpesh tejkalon normën e përgjithshme, është inercial, apo ndoshta edhe fyen. “Vëllezërit turq” është një apelativ që u përdor pas rënies së regjimit të Enver Hoxhës, me raste sipas afilacioneve fetare, apo edhe ndihmës patjetër të çmuar dhe të rëndësishme që ka dhënë shteti turk në këto vite.
Ish-kryeministri Sali Berisha i quajti turqit vëllezër kur ia donte puna për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Mandej gjërat u ftohën. I pyetur për këtë çështje Berisha bëri sofizmat e zakonshme: sipas tij përzierja e 5 milionë shqpitarëve të Turqisë me turq na bën vëllezër. Mirëpo ai e pagëzoi kalimin në opozitë me një opinion të vetin kundër Turqisë së Erdogan, duke u kursyer në termin “vëlla”.
Nuk është shënuar që z. Rama të ketë quajtur vëllezër turqit, edhe pse në përgjithësi kryeministri shqiptar e projekton veten si qenie unike në aspektin publik. Pra ai nuk ka as të ngjashëm e as të dytë dhe fjala Vëlla e kompromenton disi këtë gjë.
Zoti Cakaj zgjedh fjalën “Vëlla”. Edhe pse ai në përgjithësi është shpërfillur në detyrën e tij, fakti që mesazhi në fjalë është komentuar me dy qasje, meriton vëmendje. Sepse 'vëllazëritë' e politikës shpesh nuk pasqyrojnë realitetin dhe janë më tepër gjetje koniunkturale, në mos tradhëtojnë ndikime të caktuara mbi njerëz të caktuar. Ndoshta në rastin e z. Cakaj kemi të bëjmë me një zakon në të shprehur, por që nuk ka kaluar pa vëmendje duke shtruar sado pak nevojën që të sqarohet mirë edhe kjo çështje që shpesh nuk është aq e pafajshme sa mund të duket.
Comments
Vellezer? Cudi, se nuk
Vellezer? Cudi, se nuk ngjankan as ne fytyre keta Cakaj dhe Cavusoglu! Duket kane ngaterruar prinderit!
Me turkun, po apo jo
Gjykuar nga marredheniet ndershteterore, interesat individuale, pritjet dhe dallimet qe na bejne kur jemi ne vendin e tyre, ia vlen te besh nje dallim te madh ne mes Turqise e turqve nga njera ane dhe , Greqise, Italise, Malit te Zi, Serbise e Maqedonise nga ana tjeter.
Asnjehere nuk ka ndodhur qe kur i ke thene Shqiptar nje grek apo italian apo serb te shikoje i buzeqeshur apo fetyrehapur. Me i miri eshte Italiani nder keto te tre, qe te pakten te shikon me njefare indiferentizmi percmues. Krejt ndryshe eshte me nje turk te cfaredoshem. Shume me i sjellshem, shume me ndihmues, dhe te vecon menjehere nga cdo grup te huajsh qe mund te jete aty me ty, arab apo europian apo amerikan qofshin. Dhe kjo nuk ndodh as me nje Serb ne Turqi, As me nje malazez bullgar, maqedon apo grek.
Turqit sillen me shqiptaret shume me njerzishem, shume me te dashur sesa shqiptaret jane me ta. Kush ka qene ne turqi, serbi, Itali e Greqi e ka shume te veshtire ti hedhe poshte keto mendime.
A duhet ti quajme vellezer apo jo? Une jam shqiptare. Une s'mund te quaj vellezer Kosovaret, sepse me ta jemi nje. As shqiptaret e Maqedonise, sepse edhe ata jane shqiptare, si une dmth. S'ka ndonje ndryshim me meje nga Tirana, e nje tipi ne Korce, Gjakove apo Struge. E kote ti vendos nje Vella perpara se me duket po i largoj. Nga keta te tjeret, nese do quaj dike vella, turqit do quaj. As nuk me shkon mendja te quaj nje italian a gjerman, apo amerikan qofte. Le pastaj te flas per nje grek apo serb.
Kjo nese flasim per popullin. Ndersa kur fjala vella haset ne gojen e nje politikane, mendoj se eshte nje mates afrimiteti.
Add new comment