Racizëm apo pakicë e zhurmshme?
Gazeta italiane “La Repubblica” ka zgjedhur të publikojë një volantin të ngjitur në një derë apartamenti në Norwich të Anglisë. Sipas gazetës ky është një shembull i pastër racizmi teksa në volantin shkruhet se tanimë Anglia ju kthye anglezëve dhe kushdo që dëshiron të jetojë në atë pallat duhet të flasë
anglishten e Mbretëreshës
Përmbajtja në thelb përcjell një sentiment dhe nuk fyen njeri pasi apelon që Britania t’u kthehet britanikëve ashtu siç ishte
përpara se emigrantët ta infektonin atë
Nuk do të kalojë shumë kohë kur qeveria jonë të zbatojë rregulla që vënë britanikët në vend të parë. Kështu, më mirë evoluoni ose ikni!
vijon volantini.
Zoti e shpëtoftë Mbretëreshën, qeverinë e saj dhe të gjithë patriotët e vërtetë
përfundon teksti.
Rasti në fjalë thuhet se po ndiqet nga policia teksa Bashkia e Norwich ka dalë me qëndrim duke deklaruar se qyteti ka qenë përherë mikpritës me të huajt. Këtu çështja është se eksperimenti i multikulturalizmit dështoi dhe ky është në thelb kufizim i asaj që quhet kulturë perëndimore. Britania, një vend me traditë të vjetër udhëtimi dhe perandorake, duket se nuk e tret mirë ngjyrosjen vizive dhe gjuhësore të qyteteve të saj me njerëz, që dikur i quante subjekte të Kurorës.
Mirëpo përpara sesa kjo të lexohet si racizëm është mirë të merret parasysh se qëndrimet solidare nuk janë shumë të sinqerta, ndërkohë që para se të jetë racizëm, ky është lokalizëm, ose partikularizëm.
Shqiptarët janë një komunitet emigrantësh që përherë janë stigmatizuar nga media perëndimore, aq sa sot vendi në një mënyrë apo tjetër po penalizohet për këtë arsye. Por ndjenja të tilla janë të pranishme kudo në Europë, edhe në Shqipëri ku neoenveristët – trashëgimtarë biologjikë - e Partisë Socialiste janë në thelb raciastë dhe paragjykues mbi bazë krahinariste.
Bindjuni rregullave të shumicës ose Ikni
ja një tjetër mesazh i volantinës.
Mbani mend termin “Pakica të Zhurmshme”? Ju kujton gjë? E kemi dëgjuar në qytetin më të mirë të Europës. Quhet Tiranë, aty ku shumica është e njëjta që nga 1944.
Add new comment