Gabimet e shpeshtuara të një medieje "të pagabueshme"
Sa më lart steka, aq më e madhe edhe fatura edhe e gabimit më të vogël. Ndodh me revistën e njohur gjermane “Der Spiegel” e cila në pak ditë regjistron dy gabime; njëri jo dhe aq i madh. Pak ditë më parë, revista u detyrua të kërkonte falje për një shkrim ku sipas saj kampi i përqendrimit të Auschwitz-Birkenaut u çlirua nga forcat amerikane, kur në fakt ishin trupat sovjetike që e bënë një gjë të tillë.
Ne bëmë këtë gabim shumë të sikletshëm të enjten në mbrëmje…për të cilin vetëm mund të kërkojmë falje. Ne e korrigjuam të premten në mëngjes. Ne pranojmë se screenshot i së enjtes po qarkullon si një ndëshkim i drejtë
shkruhej në një status të revistës në tuitter.
Në datën 31 janar, në edicionin online anglisht, revista bën një tjetër gabim më pak politik. Në foton e ministrit francez të Financave, ka vendosur atë të ish-kryeministrit Italian, Matteo Renzi.
Add new comment