Pse kemi të gjithë probleme me seksin anal?

Postuar në 01 Shkurt, 2020 13:03
Claudia Ska

 

Në komunikimin e përditshëm përdorim shpesh shprehje si “ça e futme” apo “e hëngri në bythë” për të përshkruar mashtrimet që njerëzit i bëjnë njëri-tjetrit, një gjuhë që nuk mund të thuash se ia ngre reputacionin seksit anal. Nëse penetrimi anal do të ishte ekskluzivisht sinonim i një humbjeje(dinjiteti apo pushteti), askush nuk do ta bënte më.

Sipas filozofit Paul B. Preciado, autor i “Terrori anal. Shënime për ditët e para të revolucionit”, arsyeja e kësaj sjelljeje qëndron në faktin se ne jemi tredhur nga anusi ynë, që së bashku me gojën është një instrument i kënaqësisë demokratike dhe egalitare.

"Nuk është fjala se meshkujt kanë një penis dhe femrat jo, ka të bëjë me faktin që meshkujt prezantohen sikur nuk kanë anus. Problemi rrjedh nga mohimi i anusit të atyre trupave që mendojnë veten si 'meshkuj'”, shkruan Preciado, duke cituar nga ana e tij këndvështrimin e Françoise d'Eaubonne dhe Christine Delphy, aktivistë dhe bashkëthemelues në 1971 në Paris të FHAR (Front Homosexuel d'Action Révolutionnaire).

Sociologu francez Guy Hocquenghem, gjithashtu ndër themeluesit e FHAR-it, ka hedhur teorinë se mbyllja e anusit korrespondon me krijimin e pronës private: nëse anusi kthehet në një mjet thjesht dëbues, vetë trupi bëhet privat - në kuptimin e dyfishtë të "pa" dhe "i rezervuar", por i kontrolluar në mënyrë paradoksale nga autoriteti publik, i cili e rregullon atë për të ushtruar kontroll.

Për këtë arsye, nëse do të pyetnim një burrë heteroseksual nëse dëshiron të penetrohet nga një penis apo një lodër seksi, me siguri do të përgjigjej menjëherë negativisht. E njëjta gjë mund të ndodhte me një burrë gei, i cili më së shumti mund të refuzojë sepse është "aktiv", ose me një grua, pavarësisht nga orientimi i saj seksual. Por shembulli i burrit hetero është i përshtatshëm në veçanti për një arsye: shprehjet idiomatike që i referohen seksit anal, si ato që përmenden në fillim të kësaj pjese, janë degraduese për ata që bëjnë rolin pasiv, ndërsa ato simbolizojnë fuqinë për palën tjetër - nuk është rastësi që në leksikun aktual përdoren termat "aktiv" dhe "pasiv". Nëse e ha në bythë je ose femër ose gei. Mashkulli hetero është pra i tredhur në mënyrë të pandërgjegjshme nga anusi i tij dhe e konsideron faktin e të përjetuarit seks anal si një humbje të kontrollit, dhe për këtë arsye edhe të forcës të tij.

Kam folur për këtë temë me Valentine aja Fluida Wolf, aktiviste feministe postporno dhe krijuesin e projektit “Anal Liberation Front”, i cili është artikuluar në nivele të tjera: nga përkthimi i librave si “Udhëzues për kënaqësinë anale për femrat” nga Tristan Taormino dhe “Udhëzues për kënaqësinë anal për meshkujt” nga Bill Brent, të dy të botuar në Itali, te krijimi i “Kinky Treasure”, një lodër seksi prej druri që është gjithashtu një objekt dizajni, i përshtatshëm për eksplorimet e para, realizuar në mënyrë artizanale nga Silvia Picari.

"Me siguri stigma e padepërtueshmërisë së anusit mashkullor është e lidhur me diskutimin për fuqinë, ose më saktë të humbjes së saj dhe pozicionimit", thotë Valentine, e cila si unë ka një qasje sociale dhe politike ndaj seksualitetit. “Trupi i depërtueshëm me përkufizim është ai i femrës. Një trup mashkulli i depërtuar menjëherë bëhet 'i dështuar', një koncept nga i cili ushqehet homofobia. Historia ime vendoset në këtë brazdë: duke më njohur në gjininë femërore dhe duke pasur një rol kryesisht aktiv, kjo shpesh gjeneron qarqe të shkurtra ”.

"Në shumicën e rasteve kur kam kryer penetrim anal në trupin e një mashkulli, më kanë thënë: "Të lutem, mos i thuaj askujt, se kushedi çfarë mendojnë". Mund të flasë pa fund për atë se si norma heteroseksuale arrin ende të përcaktojnë atë që konsiderohet e ligjshme apo jo. "Të marrësh seks anal nuk do të thotë ta pësosh, të paktën për ata vendosin të hyjnë në këtë lojë. Është shumë e rëndësishme të jesh i vetëdijshëm për këtë dhe unë mendoj se në këtë kuptim përdorimi i fjalorit të saktë gjithashtu mund të na kthejë një imazh më pak të shtrembëruar dhe më të lirë sesa seksualiteti anal dhe implikimet e roleve".

Duke qëndruar sërish brenda Front Liberation Anal, Valentine mbikëqyri ciklin e seminarit "Hyrje në kënaqësinë anale", i cili synonte mbi të gjitha njerëz hezitues, por kuriozë për praktikën ose për njerëzit që kanë pasur përvoja negative në të kaluarën. "Në përgjithësi filloj duke i pyetur për frikën më të madhe, besimet, mitet, problemet dhe asociacionet negative që lidhen me praktikën", më thotë ajo. "Pas kësaj, hyj në temë, duke kaluar nga anatomia në mënyrën se si t'i qasemi aktit aktual. Pjesës teorike i bashkohet pjesa eksperimentale, gjatë së cilës nuk mungojnë lojërat që duhen luajtur në çift dhe në grup, të cilat synojnë të komunikojnë dhe shprehin pëlqimin dhe kufijtë e tyre në një mënyrë të qartë.

Më në fund u përgjigjem pyetjeve dhe ne ndajmë përvojat tona. Përfundoj me reagimet dhe u rikthehem dyshimeve dhe tabuve të diskutuara në fillim, për të kontrolluar nëse ato janë çmontuar dhe lënë pas".

Përgjigja nga pjesëmarrësit është gjithmonë shumë e dashur, thotë ajo, duke shtuar se mbi të gjitha ajo vëren te ta ndjesinë e lehtësimit, ndjesinë e rënies në paqe me një pjesë të trupit me të cilën mund të kenë pasur probleme, dhe rrugën e re për të eksperimentuar. Ndonjëherë, madje edhe muaj më vonë, ajo merr mesazhe, në të cilat ata e falënderojnë dhe i tregojnë asaj për një përvojë pozitive me seksin anal.

"Padyshim që njohja me transfeminizmin dhe queer1 më bëri që ta eksploroja më thellë për këtë temë", më thotë Valentina, duke shpjeguar se ku lindi interesimi i saj për temën dhe vendimi për ta ndarë atë përmes aktiviteteve që kryen. "Siç thashë, unë jam një grua që bëj kryesisht rolin aktiv, kështu që u etiketova si anormale dhe kjo krijoi shumë bezdi në bashkëveprimet me gjininë mashkullore. Ndjeva nevojën për t’u thelluar sepse për shumë, kjo çështje u bë thelbësore, problematike dhe vendimtare deri në pikën sa mbahej distancë, edhe nëse nuk i kisha propozuar ende asgjë”.

Ajo gjithashtu më thotë që e kuptoi se sa keqinformime kishte për këtë temë, sa paragjykime dhe frikë krijohet kryesisht duke mos ditur anatominë tonë rrethuar temën. "Jam rritur me bindjen që herën e parë që bën seks anal të dhemb, por më pas ajo kalon. Është një mendim ende i përhapur sot dhe forcohet nga përfaqësimi i seksit anal në industrinë e pornos", vazhdon ajo. "Çështja e normalizimit të dhimbjes dhe të kuptuarit se sa ka vërtet nevojë për të folur në lidhje me të dhe për të dhënë informacion të saktë, më kanë shtyrë që të thellohem në këtë temë nga këndvështrime të ndryshme dhe dëshiroj t’i ndaj këto njohuri me të tjerët", përfundon ai.

Ajo që jemi mësuar të dëgjojmë është se seksi anal është një praktikë singulare, pothuajse ekscentrike, të cilën shumë shpesh njeriu nuk ka guxim ta propozojë ose t’ia kërkojë partnerit nga frika e reagimit dhe gjykimit të tij. Në të njëjtën kohë, filmat porno na paraqesin atë si një praktikë ekstreme por e përsëritur dhe e lehtë për t’u kryer. Të dyja këto imazhe janë mashtruese për ata që duan t'i qasen seksit anal në një mënyrë të qetë dhe të sigurt: është e nevojshme të krijosh këndvështrimin e duhur ndryshe nga sa përshkruhet në komunikimin e përditshëm, kjo praktikë seksuale nuk ka ngjyrat që i jepen.

-Queer është një term që përmbledh pakicat seksuale dhe gjinore që nuk janë heteroseksualë. Kuptimi i parë i fjalës është "i çuditshëm" ose "i veçantë", por me kalimin e kohës asaj i janë dhënë ngjyresa pexhorative ndaj njerëzve me dëshira ose marrëdhënie të të njëjtit seks, në fund të shekullit XIX.

Burimi: Rolling Stone

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.