Spekullimet në media: Në Afganistan është vrarë, Michael D'Andrea, Soleimani i CIA-s
Në avionin e forcave ajrore amerikane të rrëzuar pak ditë më parë në provincën Ghazni në Afganistan mendohet se ka qenë edhe shefi i shërbimit inteligjent të SHBA-ve, seksioni i CIA-s në Iran, Michael D’Andrea. Media në Lindjen e Mesme citojnë burime të shërbimeve sekrete ruse sipas të cilave ishte D’Andrea që orkestroi vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani dhe po sipas këtyre burimeve avioni në fjalë, i tipit E 11A shërbente si komandë e lëvizshme për D’Andrean.
Ky i fundit përflitet se ka disa nofka si Ajotollahu Mike, Princi i Errësirës dhe Varrmihësi. Ai është një nga figurat më të spikatura të Agjencisë në rajon dhe u caktua në krye të Qendrës së Misioneve për Iranin në vitin 2017. Nën drejtimin e tij, agjencia mori një qëndrim më agresiv ndaj Iranit.
Mbi rrëzimin e avionit pati dy versione. I pari që u adoptua nga ushtria amerikane sipas së cilës ngjarja ndodhi për arsye teknike. Më pas talebanët deklaruan se e kishin rrëzuar ata avionin, por nuk ofruan ndonjë provë për këtë. Dyshimet kanë lindur pasi avionic në fjalë është i kuotave të larta dhe nuk dihet që talebanët të kenë këto kapacitete.
Një tjetër spekullim e lidh rrëzimin me emrin e pasuesit të Soleimanit, Esmail Gaani, që thuhet se në fund të viteve ’80 të vendosur lidhje të forta në Afganistan. Mirëpo në atë kohë Irani bashkëpunoi me SHBA kundër talebanëve.
Nxjerrja e emrit të D’Andreas gjithësesi duket se është e qëllimshme. Ai është personi kyç pas ndjekjes së Osama Bin Laden dhe pas sulmeve me dron që u kritikuan shumë në SHBA. Ai ishte konvertuar në Islam për të mundur të martohej me gruan e tij, një myslimane nga Mauritius dhe konsiderohet si një nga figurat qendrore në programin e hetimit të pas 11 shtatorit 2001.
Në disa pikëpamje ai është analogu amerikan i Qasem Soleimanit që e bën atë kandidaturën më të mirë për të shlyer hakmarrjen ndaj gjeneralit iranian.
Add new comment