SHBA drejt tërheqjes nga roli i negociatorit për dialogun Prishtinë-Beograd
Emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një konferencë të përbashkët me presidentin serb, Aleksander Vucic, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të tërhiqen nga ndërmjetësimi I dialogut nëse Prishtina dhe Beogradi nuk do të ulen në një tryezë dhe të lëvizin drejt një marrëveshje.
“Kur flasim rreth asaj nëse është e drejtë apo jo, nuk është për mua ta them. Më takon mua që të sjellë dy palët në tavolinë, dhe është në dorë të palëve për të vendosur. Palët duhet të më thonë mua se çfarë mendojnë dhe çfarë duan. Unë po bëj përpjekje për një të ardhme më të mirë, për njerëzit në Kosovë dhe Serbi. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të tejkaluar atë që të gjithë e shohin si një konflikt . Nëse dy palët nuk lëvizin dhe arrijnë një marrëveshje, në do të tërhiqemi”- ka thënë Grenell.
Megjithatë diplomati amerikan tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë në një marrëveshje me palëve. Kërkesa që paraqiti i dërguari I presidentit amerikan, Richard Grenell, që heqja e tarifës për mallrat serbe të shoqërohet me ndërprerjen e lobimit kundër Kosovës, mund të realizohet vetëm nëse të gjithë ndalojnë lobimet dhe I kthehen dialogut.
Add new comment