Berisha: Biznesmenëve nuk u duhet ndaluar hyrja në politikë

Postuar në 24 Janar, 2020 05:08

Ish- kryeministri Sali Berisha ka folur dje në një intervistë televizive mbi sistemin zgjedhor dhe listat e hapura. Nisur nga presioni i tanishëm për këto çështje, Berisha ka theksuar se sistemi i tanishëm është shumë i mirë dhe se alternativa më e mirë ndaj tij mbetet proporcionali kombëtar.

Ai është shprehur kundër listave të hapura pasi sipas tij do të hyjnë në Parlament më shumë kriminelë. Nga ana tjetër Berisha ka shprehur mendimin se biznesmenët nuk duhen ndaluar të hyjnë në politikë. 

Mjafton të zbatojnë rregullat dhe mund të hyjnë

tha Berisha.
Nuk dihet nëse ky është opinion personal apo një mendim i konsoliduar në PD. Duhet thënë se aktualisht mbi PD-në rëndon një akuzë politike për pagesën e pajustifikuar të një kompanie lobimi pas së cilës është spekulluar se qëndrojnë biznesmenë. 

 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Me e mira do te ishte te benin jo vetem edhe politiken, por edhe punen e punetorve te tyre, se keshtu pastaj do te vendosnin si politikane ligje per te drejtat e punetorve!
Edhe ky paska lajthitur fare me duket!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.