Albin Kurti mandatohet si kryeministër i Kosovës. Dy javë kohë për krijimin e qeverisë
Albin Kurti ka pranuar më në fund të mandatohet si kryeministër i Kosovës. Shtyrja pa fund e deklarimit të tij si i mandatuar ka përfunduar sot me dekretin e Presidentit Hashim Thaçi.
Pas pranimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër e dërgova zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ky është hap shumë i rëndësishëm për krijimin të institucioneve të reja dhe nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës
ka shkruar Thaçi në profilin e tij në “Facebook”.
Kurti u detyrua të bëjë kërë lëvizje pas presionit në rrirje ndaj tij. Ai u përpoq të arrinte marëveshje me LDK-në përpara se të dërgonte emrin si mandatar me synim bllokimin e mundësive për përfitim maksimal nga partneri i tij. Me dekretin e sotshëm Kurtit i mbeten dy javë kohë për të krijuar qeverinë.
Brenda afatit dy javor me ose pa marrëveshje me LDK-në, z. Kurti mund të shkoj në Kuvend dhe ta kërkoj votimin e Qeverisë së tij në koalicion me minoritetet. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë presidenti e udhëheq edhe një raund negociatash me të gjitha partitë parlamentare duke përfshirë edhe VV-në dhe të kërkoj një mandatar tjetër - kësaj radhe z. Kurti nuk mund të jete mandatar. Nëse edhe pas 10 ditësh pas nominimit të një kandidati tjetër nuk ka qeveri, atëherë shpallen zgjedhjet e jashtëzakoshme
citon “Koha Ditore" juristin Vigan Qorrolli.
Situata pra është sfiduese për Kurtin që ndodhet tashmë përpara një LDK-je që ose do të zgjerojë kërkesat, ose do të bëjë lojën për koalicione të tjera. Në këto kushte, kreu i Vetëvendosjes ka si kufi të pranueshëm çdo marrëveshje, përveç atyre që janë poshtëruese.
Add new comment