Negociatat, asgjë nuk ndryshon për qytetarët

Postuar në 18 Janar, 2020 18:17

Hapja e negociatave për Shqipërinë ka qenë kryefjala e politikës që prej dy vitesh. Mazhoranca nuk nguron ti japë merita vetes për këtë proces që sipas saj e afron Shqipërinë me familjen europiane. Por çfarë përfitimësh do të sjellë për qytetarët hapja e negociatave. Eksperti i çështjes të integrimit, Gledis Gjipali, thotë se në terma praktike qytetetarët nuk do të përfitojnë ndonjë akses të shtuar në tregun europian të punës.

Sa i takon lëvizjes së lirë të personave, që përfshin punësimin në ta, kjo nuk është e mundur të përfshihet gjatë periudhës së negociatave, kjo ndodh pasi vendi antarësohet. Me hapjen e negociatave, nuk mund të ketë asnjë ndikim, asnjë lehtësim më tepër, rregullat janë të mirpërcaktuara sa i takon lëvizjes së lirë, e cila mund të vij pasi vendi të anëtarësohet, dhe në këtë rast ka kufizime që vendet i vendosin, siç kanë ndodhur me zgjerimet e kaluara, me Rumaninë e Bullgarinë, ku ka pasur një periudhë shtatvjeçare”.

Edhe lëvizja e mallrave dhe shkëmbimeve tregtare do të ketë kushtëzimet që synojnë të rrisin kontrollin në cilësinë e produkteve si dhe marrëveshjeve mes shteteve në çdo sektor.

Një rritje e madhe e volumit të mallrave të import-exporteve, sigurisht që ndikon, bën një konkurencë edhe më të fortë të produketeve vendase, por këtë prodhuesit vendor e kanë ndjerë tashmë, nuk është diçka e re, që do të thotë se ky produkt do të duhet të kaloj në disa laboratorë, disa teste, disa kontrolle që i shtojnë kostot, në fund të fundit do të jetë me i shtrejtë si produkt për konsumatorin , kosto më e lartë për prodhuesin, por nga ana tjetër, ne do të përfitojmë standarte më të larta”.

Sektori ku Brukseli do te rrise monitorimin sipas Gjipalit është edhe dhënia e shërbimeve tek privatet.

Gjatë negociatave, ne do të kemi një monitorim shumë më të ngushtë nga Bashkimi Evropian, dhe veçanërisht në ato kapituj, që pikërisht prekin këto çështje, koncensionet e prokurimit publik, që lidhen apo edhe stabilitetin makro-ekonomik se sa rritet borxhi publik i një vendi. Në këtë aspekt, edhe Komisioni Evropian, vendos kufizimet e tij apo monitorimin e tij i cili mund të tërheqi vëmëndjen e qeverisë shqiptare për ato element që mund të jenë në shkelje”.

Procesi që do të shoqërojë hapjen e negociatave dhe bisedimet për anëtarësim sipas Gjepalit do të ketë kosto financiare dhe kërkon burime njerëzore më të trajnuara.

TvT

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.