Presidenti i Republikës dekoron Vasil Laçin

Postuar në 31 Dhjetor, 2019 13:55

Presidenti i Republikës Ilir Meta njofton në faqen e vet në Facebook se ka dekoruar sot me dekoratën e “Flamurit Kombëtar” Vasil Laçin, të riun shqiptar nga Piqerasi i Sarandës që krye atentat ndaj Viktor Emanuelit III më 17 maj 1941 në Tiranë. Në mesazhin e tij, Meta thekson jehonën e këtij akti duke gjykuar se plumat e Laçit ishin gjuha e një populli të tërë

kundër pushtuesit dhe puthadorëve të tij

Presidenti vë në dukje se dekorata ishte parashikuar si pjesë e festimeve të 75-vjetorit të Çlirimit, por që nuk u realizuan për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Përtej vlerësimit padyshim të merituar, bie në sy një preferencë e kreut të shtetit për atentatorët. Pak muaj më parë zoti Meta nuk e hiqte nga goja Avni Rustemin.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Vasil Laci eshte dekoruar nga shteti i xhaxhit! Apo mode e re ne ndarjen e dekoratave pa hesap?!.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.