Karikatura e Profetit Muhamed, deputeti hollandez Wilders shpall fituesin
Liria e fjalës ka rëndësi. Dhe për ta konfirmuar këtë deputeti ekstremist hollandez Geert Wilders ka bërë një “eksperiment” që ka provokuar reagime.
Ka njoftuar një konkurs për karikaturimin e Profetit Muhamed të cilin e ka mbyllur pak orë pas njoftimit.
Rezultati është sipas Wilders befasues. Shumë punë janë dorëzuar në adresën e tij madje nga disa vende. Në tuiter Wilders shpall fituesin që është një punim i imagjinuar i Profetit që shfaqet si person i inatosur, gati i tërbuar.
Në gusht të vitit të kalaur, deputeti holandez provokoi me të njëjtën gjë, por e anulloi konkursin pas kërcënimeve me vdekje. Partia e tij është e dyta në Parlamentin hollandez.
Add new comment