Shqipëria heq vizat për shtetasit kinezë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2019/12/Li_Keqiang_Edi_Rama_China_Albania_PM_Sofia_2018_2019_12_21_13.jpg?itok=4y2P5GXj)
Në datën 18 dhjetor qeveria ka vendosur heqjen e vizave për shtetasit kinezë që hyjnë në Republikën e Shqipërisë. Vendimi është propozuar nga kryeministri Edi Rama, që ushtron edhe detyrën e ministrit të Jashtëm dhe ai është formalisht amendim I një vendimi të vitit 2019.
Liberalizimi i lëvizjes me Kinën u njoftua nga z. Rama menjëherë pas samitit të Novi Sadit kur kryeministri foli për një bum turistësh nga Kina nëse vendet e rajonit heqin barrierat mes tyre.
Add new comment