Mazhoranca nuk është e bindur as vetë për projektbuxhetin 2020(video)
Prezantimi i projektbuxhetit 2020 është shoqëruar me debate dhe kritika që kësaj radhe kanë ardhur nga brenda shumicës qeverisëse. Ish-ministri Arben Ahmetaj ka kritikuar thuajse çdo gjë, që nga parashikimi i rritjes ekonomike në 4.1% kur FMN-ja sugjeron 2.9%, tek investimet publike apo detyrimet e papaguara.
Me një ton prej mësuesi, Ahmetaj ka udhëzuar ministren Denaj të mësojë si bëhet puna e vet kur p.sh ka kërkuar që të shlyhen detyrime prej 78 mijë lekë të vjetrash. Nuk dihet nëse z. Ahmetaj është i pezmatuar nga objektivat joreale të projektit, apo ka arsye të tjera që kanë të bëjnë vetëm me ministren Denaj.
Add new comment