Tallje publike/Lavrov: Çudi që nuk na kanë akuzuar për grushtin e shtetit në Bolivi. Zgjedhjet në SHBA? Pa merak, do ta zgjidhim!

Postuar në 13 Nëntor, 2019 15:49

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka gjetur kohën të tallet me ata që akuzojnë Rusinë se qëndron pas çdo zhvillimi negative në botë. 

Jemi akuzuar për çdo gjë që nga Brexit, Katalonja, Kili. Ndaj po pyesja veten se përse nuk përmendemi për zhvillimet në Irak, Liban dhe tani në Bolivi. Kjo është e çudtishme. Për ndonjë arsye nuk na kanë akuzuar për grushtin e shtetit në Bolivi. Pra diçka po ndodh në mendjen e atyre që normalisht krijojnë axhendë gjeopolitike.

tha Lavrov gjatë një diskutimi me gazetarë në Forumin e Paqes në Paris.

I pyetur ndoshta qëllimisht për afrimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në SHBA, Lavrov u përgjigje me ironi:

Do ta zgjidhim problemin. Mos u shqetësoni!

Një aludim ky për akuzën amerikane se Rusia ndërhyri në zgjdhjet e vitit 2016 duke sjellë në fitoren e Donald Trump.

Comments

Submitted by Taras (not verified) on

Mediat angleze po fajesojne Rusine me shkronja te medha ne faqet e para per vetvrasjen e spiunit angles James le Mesurier kur, vet gruaja e tij kishte qene me nje shtrat md te kur James ishte hwdhur nga Ballkoni.
Dikur rreziku Anglo American per Shqiperine sot rreziku Ruso Kinez per gjithe Boten.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.