Ikën dhe “Totoja” i Rilindjes
KQZ vendosi të shpallë përfundimin e parakohshëm të mandatit të Agim Kajmakut, i njohur ndryshe edhe si Jorgo Toto. Pas verifikimit nga Prokuroria rezultoi se kryetari i Bashkisë së Vorës, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, nuk kishte përfshirë në formularin e dekriminalizimit arrestimin në Greqi dhe procesin gjyqësor në mungesë ndaj tij për falsifikim parash.
Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba tha se pavarësisht se Kajmaku doli i pafajshëm nga Gjykatat greke ai penalizohet nga një vendim i Kuvendit që thotë se fshehja e të dhënave çon në shkarkimin e funksionarit
“Ka një vendim gjykatë për të individi Kajmaku është i pafajshëm. Kajmaku është i denjë si individët e tjerë. Ne nuk jemi Kuvendi i Shqipërisë, ne kemi detyrim ta zbatojmë këtë vendim. Paçka që ky vendim e ka tejkaluar ligjin. Agim Kajmakun nuk e kap ligji, por vendimi i Kuvendit. S’mund të behet bishti më i rëndë se sqepari.KQZ-ja kam frikë se mund të bëj, pak ose aspak. Ky ka qenë vullneti i legjislatorit, ky është një vendim i Kuvendit dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë veçse ta zbatojmë”-tha Biba.
Socialistët e quajtën festë të demokracisë 30 Qershorin, ku edhe pse të vetëm dhe pa rivalë në dy bashki e humbën edhe garën me veten dhe standardet e dekriminalizimit që i kanë votuar po vetë.
Add new comment