“Doing Business 2020”, ku po përfundon Shqipëria e Edi Ramës
Shqipëria u rendit në vendin e 82 në rang global për klimën e të bërit biznes nga raporti i Bankës Botërore “Doing Business 2020”, me një rënie 19 vende krahasuar me vitin 2019. Përveçse Shqipëria është e fundit në Europë, renditet edhe ndër vendet me përkeqësimin më të lartë të klimës së biznesit brenda një viti.
Nga 10 indikatorët e marrë në studim shihet se përkeqësimin më të madh e shënoi në mbrojtjen e investimeve. Vitin e kaluar, Shqipëria u rendit në vendin e 26 për mbrojtjen e investimeve, ndërsa këtë vit u rendit në vendin e 111. Ky është indikatori më i rëndësishëm për investitorët e huaj. Për një vit, shihet se vendi ka rënë në renditje me 85 vende në raport me një vit më parë.
Përkeqësim shënoi edhe indikatori tjetër që ka të bëjë me investimet, “mbrojtja e kontratave”. Vendi ynë humbi këtë vit 22 vende në renditje në raport me vitin e kaluar.
Vendi ka shënuar përkeqësim në të 9 indikatorët nga 10 gjithsej. Banka raportoi se Shqipëria pati përmirësim në besueshmërinë e furnizimit me energji duke përdorur një sistem automatik të kontrollit mbikëqyrës dhe përvetësimit të të dhënave (SCADA) për monitorimin e ndërprerjeve dhe restaurimin e shërbimit. Sipas qeverisë kjo rënie ka ardhur si paqsojë e ndryshimit të metodologjisë së raportit.
Add new comment