Vatikani lumturon një tjetër kardinal antikomunist
Ish kardinali polak Stefan Wyszyński, i cilësuar si një klerik i lartë që mbrojti lirinë e fesë nën regjimin komunist, do të lumturohet nga Vatikani. Ceremonia do të mbahet më 7 qershor 2020 dhe në të do të marrin pjesë i dërguari i Papës, kardinali Giovani Angelo Beçiu dhe kardinali polak Kazimierz Nycz.
Vatikani ka shprehur në fillim të këtij muaji se Papa ka aprovuar dekretin që njeh një mrekulli të klerikut polak.
Wyszyński vdiq në vitin 1981. Ai është rasti i dytë i lumturimit pas Aloise Stepinac në Kroaci, një ish-kardinal i afërt me regjimin e ustashëve gjatë luftës së Dytë Botërore. Stepinac u dënua pas lufte me 16 vjet burg nga regjimi titist dhe u lumturua nga Vatikani pas një hulumtimi të një komisioni të përbashkët mes Vatikanit dhe Kishës Orthodhokse Serbe.
Add new comment