Akademia suedeze mbron Nobelin në Letërsi
Anëtarët e panelit të Nobelit për Letërsinë kanë mbrojtur vendimin e tyre për t'i dhënë çmimin e këtij viti autorit polemik austriak, Peter Handke. Anëtari i komitetit Nobel Henrik Petersen tha se Handke ishte "rrënjësisht jopolitik" në shkrimet e tij dhe se mbështetja për Sllobodan Millosheviçin ishte keqkuptuar. Në jë artikull për të përditshmen suedeze “Svenska Dagblade”, Petersen shkon më tej duke e konsideruar Handke avokat të paqes.
Rebecka Kärde, tjetër anëtare e Komitetit tha se ai e meritonte në mënyrë absolute çmimin dhe se nuk kishte ndërmend të kërkonte falje për gjera që Handke padyshim që as i kishte thenë dhe as i kishte berë. Në një artikull të gazetës suedeze “Dagens Nyheter”, dy anëtarë të Akademisë, Mats Malm dhe Erik M Runesson, pranuan që Handke ka bërë në të shkuarën deklarata provokative apo të papërshtatshme për çeshje politike, por sipas tyre Akademia Suedeze nuk ka pasur qëllim të sajin të të shpërblejë një kriminel lufte dhe mohues genocidit.
Por kjo, sipas akademikëve është përshtypja që jep media në këtë moment. Sidoqoftë, Akademia citoi një artikull të vitit 2006 në të cilin Handke tha se masakra e Srebrenicës ishte krimi më i keq kundër njerëzimit në Evropë që nga Lufta e Dytë e Dytë. Por në një libër të vitit 1996, Handke hedh dyshime mbi masakrën serbe në Srebenicë dhe akuzoi muslimanët boshnjakë për organizimin e sulmeve. Në një intervistë televizive në 1999, ai e krahasoi fatin e Serbisë me atë të hebrejve gjatë Holokaustit. Po në 2006, ai foli në funeralin e liderit serb Slobodan Milosevic, i konsideruar si kasapi i ballkanit.
Add new comment