Papandreu reagon ashpër për bllokimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Postuar në 16 Tetor, 2019 22:04

Ish-kryeministri socialist i Greqisë  George Papandreu ka shprehur hapur kundërshtinë e tij ndaj papajtueshmërisë që po tregon Bashkimi Europian me angazhimet që ka marrë  për Ballkanin Perëndimor.

Mesazhi i Papandreut i referohet bllokadës franceze të negociatave të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.

"Udhëheqësit e BE-së duhet të dërgojnë një mesazh të fortë që respekton angazhimet tona në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në një kohë kur vlerat tona evropiane dhe themelet demokratike, të vendosura pas Luftës së Dytë Botërore, janë duke u vënë në dyshim"- thotë Papandreou.

Ai gjithashtu tekson se fillimi i bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është rezultat i faktit se Ballkani Perëndimor i përket familjes, historisë dhe të  ardhmes së përbashkët evropiane.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Dhe brezi i ri qe sot po tua hapesh harten she tua vesh perpara, nuk do ta gjejne as Shqiperine e as Greqine akoma do te therrasin se Greqia eshte armikja jone.
Per Francen??? Jo se jo, por as mediat nuk kane b.the ta thone hapur se ajo kurre nuk eshte perkrah shqiptare, dhe ax t'i dedikojne emisione kritike. Kur vjen puna tek Franca ose shtetet e tjera te BEse shqiptaret fusin bishtin nder shale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.