Josef Janning: Shqipëria e Maqedonia e Veriut s’duhen mbajtur larg
A janë vërtet shqiptarët dhe maqedonasit e Veriut gati për fillimin e negociatave të pranimit? Pyetja iu bë, kreut të zyrës së Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë në Berlin, Josef Janning nga gazetari gjerman i Radio Deutschlandfunk.
Dhe përgjigjia ishte:
"Nuk ka gatishmëri në kuptimin e vërtetë të fjalës. Por ata kanë arritur në një pikë ku fillimi i negociatave të pranimit duket i dobishëm, sepse reformat po bëhen më të vështira. Hapat e parë zakonisht janë më të lehtë nga pikëpamja politike, por më pas gjërat bëhen të vështira dhe duhet të ketë vullneti politik. Në këtë fazë, perspektiva e pranimit është shumë e dobishme”
Joseph Janning i kupton plotësisht argumentet franceze kundër zgjerimit të BE me Ballkanin Perëndimor. "Francezët", kujton ai "ishin gjithnjë të shqetësuar se me pranimin e shteteve të tjera anëtare BE-ja do të tjetërsohej dhe në fund do të mbetej vetëm tregu i përbashkët”. Sipas tij, “nëse i kthejmë sytë nga e kaluara, do të zbulojmë se kjo frikë nuk është plotësisht e pabazuar. Por ekziston edhe pala tjetër. Kjo nënkupton se kur nuk ka perspektivë të besueshme, atëherë është jashtëzakonisht e vështirë për vendet dhe lojtarët politikë të qëndrojnë besnikë ndaj drejtimit të tyre politik dhe rrjedhimisht ta sjellin vendin e tyre hap pas hapi në standardet evropiane "
Për ekspertin gjerman, BE dhe demokracitë evropiane nuk mund t'i mbajnë larg vetes për një kohë të gjatë vendet që duan t'u bashkohen atyre.
“Do të ishte sikur ata do të hiqnin dorë nga ideja themelore për t'u bërë vatër e të gjitha demokracive evropiane. Kjo do të thotë se nuk ka asgjë tjetër përveç se BE të shoqërojë me sukses këtë proces të pranimit. Me kritere të qarta dhe një proces të zgjatur për të lehtësuar konsolidimin e reformave në fund edhe këto vende do të bëhen anëtare të BE-së ”- shpjegon Josef Janning.
Add new comment