Akuza në media: Kryeministri udhëtoi drejt Beogradit me avion që kushton 1800 euro/ora
Gazeta “Shqip” shkruan sot se udhëtimi i kryeministrit Edi Rama në Serbi, për në samitin e Novi Sadit është kryer me një avion privat. Avioni i përket një linje ajrore bullgare, “Aviostart” dhe ajo aplikon çmime që fillojnë nga 1800 euro/ora.
Ajo që ra në sy nga vizita e tij në Serbi, ishte fakti që kryeministri shkoi në Beograd me charter. Avioni i ishte sjellë nga një kompani serbe. Është i çuditshëm fakti që Rama ka shkuar me charter pasi që në fillim të marrjes së detyrës ka vendosur një rregull për kabinetin e tij. Rama shprehej që nga kryeministri e më pas me radhë, askush nuk do të udhëtonte në business class por atë ekonomike
shkruan gazeta.
Për udhëtimet e shtrenjta të z. Rama u fol edhe gjatë një vizite në Kinë, por asokohe z. Rama u mbrojt se paratë e udhëtimit ishin paguar nga pala kineze.
Add new comment