Një tjetër DH-Albania?

Postuar në 17 Shtator, 2019 13:57

Skandali i fundit i Autoritetit Rrugor Shqiptar, ai i anullimit të tenderit të rrugës Kardhiq-Delvinë, po ngjan gjithmonë e më shumë me atë të vitit të shkuar të DH-Albania. Duket sikur firma italiane me ofertën më të shtrenjtë, Ircop s.p.a., ka ndjekur të njëjtën metodë si dhe DH-Albania.

Burime konfidenciale nga ARrSH konfirmojnë për ResPublica se ekuivalenca e licencës profesionale i lëshuar nga vendi i origjinës, realizuar për shoqërinë Ircop s.p.a. pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, është bërë fiks në datën 27.05.2019, që është edhe data e përcaktuar në Dokumentet Standade të Tenderit për zhvillimin e kësaj procedure në momentin e parë. Kjo përplasje datë/orë ka sjellë edhe shtyrjen e procedurës së prokurimit për në datën 07.06.2019, pa asnjë arsye zyrtare.

Arsyeja vetëkuptohet pasi operatori i paracaktuar (Ircop s.pa.a.) nuk ishte pajisur me licencë. Procedura është shtyrë përsëri për në datën 17.06.2019, duke modifikuar pikërisht kërkesat që nuk plotësoheshin nga ky Operator Ekonomik, siç është objekti i veprimtarisë dhe kategoria e licencave. Pra, kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar nga Autoriteti Kontraktor që afirmohet si i tillë me artifica dokumentare dhe ndihmë fatesh dhe proceduriale që provojnë shkeljen me të dyja këmbët të ligjit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.