Zbulohet objekti i dytë që hyn në sistemin diellor nga jashtë
Një astronom amator nga Ukraina, Gennady Borisov, ka zbuluar një kometë që nuk është nga sistemi ynë diellor. Emri që i është dhënë kometës nga shkencëtarët pas verifikimit është C/2019Q4(Borisov) dhe ajo lëviz shumë shpejt për t’u bjerë nën ndikimin e graviteti i Diellit. Kjo është një ndër arsyet që jepen për ta përkufizuar atë si një objekt që vjen nga jashtë sistemit tonë.
Nëse rezultati i dhënë për këtë objekt do të zyrtarizohet nga shkencëtarët atëherë ai do të jetë i dyti pas Oumuamua, shkëmbi enigmatik në formë cigareje që u zbulua në vitin 2017, që identifikohet si një objekt që vjen nga jashtë sistemit tonë.
Add new comment