Tërbimi i "Dorianit" godet Bahamas(video)
Uragani “Dorian” ka arritur në kategorinë pesë me erëra që arrijnë mbi 280 km/orë dhe ka godtur keqas pjesën veriore të ishujve Bahamas. Në ishullin e Madh të Bahamas u lëshua urdhëri i evakuimit për 73 imijë banorë, por shumë prej tyre kanë refuzuar të largohen.
Itinerari i uraganit që po konsiderohet një përbindësh, do të prekë të martën apo të mërkurën bregun e Amerikës së Veriut dhe në këtë kuadër shtetet e Karolinës së Jugut dhe Xhorxhias kanë urdhëruar evakuimin për 830 mijë banorë që nga mbrëmja e së hënës. Urdhër evakuimi është lëshuar edhe në shtetin e Floridës. Deri më tani në Bahamas uragani ka shkaktuar vetëm një të vdekur, por pamjet e përcjella japin një ide për dëmet materiale.
Add new comment