Rizbulimi i filmit partizan në Festivalin e Vjenës. "Nusja dhe shtetrrethimi" ilustron kategorinë "Retrospective"
“Nusja dhe shtetrrethimi” është përzgjedhur si ilustrim për kategorinë e filmit “O Partigiano”, në kuadër të filmit paneuropian për partizanët në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Austri. që zhvillohet në dhjetor të këtij viti. Në faqen e festivalit bëhet një përshkrim për zhanrin në fjalë që mori hov në vendet e Europës Lindore pas Luftës së Dytë Botërore. Por edhe vende si Franca dhe Italia prodhuan filma me temë nga rezistenca antifashiste, madje disa prej tyre konsiderohen si kryevepra të neorealizmit.
Ndaj këta filma janë po ashtu pjesë e retrospektivës sonë: jo vetëm për shpirtin e solidaritetit të cilat këto filma mbrojnë, por për të bërë evidente dimensionin ndërkombëtar të këtij prodhimi kinematografik. A mund të konsiderojmë ne dukurinë e filmit partizan si shembullin e parë origjinal të kinemasë moderne paneuropiane? Një bashkësi figurash narrative, temash dhe pajisjesh që lidhen nga një përvojë historike e përbashkët dhe që synonte atë që do të bëhej me vonë një treg I bashkuar vlerash, besimesh dhe prodhimesh argëtimi?
shkruhet në faqen e festivalit.
Organizatorët theksojnë se është koha për të rizbuluar një trashëgimi të pasur kinematografike të këtij zhanri në të gjithë diversitetin e vet duke aluduar se ky kalim do të rifreskonte shqisat morale në një kohë kur forma të fashizmit po ringjallen. Kinemaja shqiptare përfaqësohet në listën e Retrospektivës me filmin e sipërcituar të Ibrahim Muços dhe Kristaq Mitros krahas 40 filmave të tjerë nga shumë vende të ish-Bllokut Lindor, por edhe Greqisë, Francës, Italisë, Norvegjisë.
Add new comment