Krahas shqiponjës dhe qeleshes, Radha është pjesë e identitetit

Postuar në 16 Gusht, 2019 16:31

Sali Berisha e quajti të vetn qeveri të shërbimeve dhe shërbesave. Por teksa Shqipëria hynte në epokën dixhitale, uji me orar p.sh mbeti një standard i pakonkurueshëm. 

Zoti Rama qeveris me goditje dënimi ose penallti, pra me gjuajtje maksimaliste apo të sigurta. Ai ka edhe një platformë të bashkëqeverisjes. Shifrat e përcjellë janë përherë optimiste, por e vërteta qëndron ndryshe edhe për shërbimet më bazike.

Shikoni se çfarë bëhet në gjendjen civile në Sarandë sot ku qytetarët kanë disa orë që presin radhën për aplikimin për kartë identiteti apo pasaportë. Sporteli hapet sipas midesë së kompanisë Aleat, ndërkohë që sherri mes banorëve dhe përfaqësuesve të kompanisë është ritual. Sa shërbime elektronike funksionojnë aktualisht për dokumentet e identifikimit?

Disa, por radha vazhdon. Dhe sikur të mos mjaftojë kjo, sjellja e partnerëve privatë të shtetit është ajo e një banditi që i ka të ardhurat të sigurta. Sigurisht jemi në një qytet ku drejtori i ujësjellësit eksperimentonte me ndërprerje treditore dhe askush nuk ngrihej, por kjo nuk justifikon këtë lloj shërbimi që u quaka edhe publik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.