Prapë e shtyve aeroportin e Vlorës?

Postuar në 12 Gusht, 2019 10:58

Disa projekte që mund të quhen edhe “pazare” personale të kryeministrit kanë ngecur. Një ndër to siç konfirmon zoti Rama është aeroporti i Vlorës. U tha se punimet do nisnin që në qershor të 2018, por asgjë nuk ka lëvizur edhe pse kryeministri ka postuar në të shkuarën foto nga negociatat e tij personale në Turqi për këtë çështje.

Procedurat nuk janë bërë asnjëherë transparente siç ka ndodhur vazhdimisht me projekte madhore të kësaj natyre, për më tepër që shqetësimet janë se nuk ka patur garë në përzgjedhjen e investitorëve. Si për aeroportin e Vlorës ashtu edhe për ligjin e Teatrit, ankesat kanë shkuar në Komisionin Europian. Ose oferta të pakërkuara ose negociata personale të kryeministrit, për të financuar projekte konçesionare me para që nuk dihet se nga çfarë bilancesh burojnë.

Transparenca e vetme që bën kryeministri nëse mund të quhet e tillë janë raplikat në rrjetet sociale me ndjekësit. Në një prej këtyre replikave ai ka pohuar se projekti për aeroportin e Vlorës  është në vështirësi financiare, duke premtuar një tjetër afat, vitin e ardhshëm. Zoti Rama nuk e ka fshehur që ka negociuar me turqit për këtë projekt, por mbetet e paqartë nëse turqit do të vazhdojnë të jenë pjesë e garës.

Zyrtarisht ministra e Infrastrukturës  ka argumentuar tërheqjen e investitorëve turq me faktin se ka  përfunduar afati i ligjit për koncesionin e VIA që në shtator të vitit 2018 dhe ka njoftuar shpalljen e një tenderi ndërkombëtar që ende nuk është hapur. Prej qeverisë shqiptare është ofruar mundësia që kompanisë koncensionare do të jetë shteti që do ti mbulojë shpenzimet në rast humbjeve që mund të vijnë prej rrezikut të një numri të vogël udhëtarësh.

Replika e Ramës:

Sa per fluturimet me te lira, mbase s’e ke pasur mendjen, por me futjen e Air Albanias ne treg, shenjat e para te uljes per shkak te rritjes se konkurences kane nisur... Mirepo s’eshte llaf goje e as pune sa hap e mbyll syte, sepse duhet te kemi edhe aeroportin e Kukesit qe po ndertohet, ate te Vlores qe ka ecur me veshtiresi si projekt financiar, por sidoqofte do te nise te ndertohet vitin e ardhshem, si edhe Saranden qe eshte domosdoshmeri, por ende jemi ne procesin e nxitjes se investitoreve potenciale. Detyrat e qeverisjes besoj se e di mire, sepse kete pune kam, po ma ha mendja se pak me shume energji pozitive dhe pak me pak llafe te keqia pa lidhje, bejne mire edhe per shendetin e llafollogeve te sabahut.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.